Mediat italiane raportojnë se Interi mund të nënshkruajë gjatë ditës së sotme (e premte) me anësorin sulmues të Borussia Dortmundit, Emre Mor.
Sipas një gazetari të mediumit Il Tempo në Tele Radio Stereo, Interi janë në prag të përfundimit të një marrëveshjeje për Emre Mor.
Kjo mund të ndodh, me gjithë raportet se lojtari turk ishte afër Fiorentinës, Napolit dhe Romës gjatë javës së kaluar.
Mor, 20 vjeç, u bashkua me Borussia Dortmundin vetëm verën e kaluar, por bëri vetëm 19 paraqitje në 2016-17 për shkak të një numri të theksuar të lëndimeve.
Turku kryesisht është një anësor i djathtë, por lojtari që luan me këmbë të majtë mund të luajnë gjithashtu në krahun e kundërt ose në pas sulmuesit klasik. /Telegrafi/