Site icon Telegrafi

Interi siguron shërbimet e mbrojtësit gjerman, paguan klauzolën e tij te skuadra daneze

Yann Aurel Bisseck do të largohet nga kampionati danez dhe skuadra e tij Aarhus GF pas dy viteve qëndrim.

Mbrojtësi i talentuar gjerman ka shkëlqyer në Danimarkë, teksa ka shfaqur paraqitje shumë të mira edhe në Kampionatin Evropian për grupmoshat nën 21 vjeç.

Interi është skuadra që ka fituar garën për shërbimet e gjermanit, pasi ka disa kohë që po e përcjellin rritjen e tij.

22-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 35 ndeshje zyrtare me skuadrën daneze, teksa ka realizuar edhe pesë gola dhe ka asistuar në tre të tjerë.

Beppe Marota dhe Pierro Ausilio kanë siguruar shërbimet e talentit të madh gjerman, pasi janë pajtuar me kushtet personale me agjentët e tij.

Inter tani do të paguajnë klauzolën e lojtarit e cila është shtatë milionë euro te skuadra daneze Aarhus GF.

Neroazzurët kanë mposhtur garën e skuadrave si Eintracht Frankfurt, RB Leipzig dhe Hoffenheim për t’i siguruar shërbimet e mbrojtësit të talentuar gjerman. /Telegrafi/

Exit mobile version