Skuadra e Interit duket se ka bërë një goditje të rëndësishme për afatin kalimtar verro që po vije.
Zikaltërit kanë siguruar shërbimet e mbrojtësit zviceran Ricardo Rodriguez, i cili aktualisht është pjesë e Wolfsburgut.
Rodriguez është prej kohësh një objektiv i skuadrës zikaltër, e cila duket se më në fund kanë arritur t’i sigurojë shërbimet e tij për sezonin e ardhshëm.
Ky lajm vjen nga mediat italiane, ku sipas të cilave mbrojtësi do të nënshkruajë një kontratë 5 vjeçare me Interin.
Edhe paga e tij pritet të jetë 3 milionë euro në sezon. /Telegrafi/