Chris Smalling është rikthyer te Manchester United pas huazimit një vjeçar në Serie A te Roma.
Qendërmbrojtësi anglez ka bërë paraqitje jashtëzakonisht të mira me Romën dhe ka rritur vlerën e tij.
Giallorosët po tentojnë me çdo kusht ta blejnë kartonin e Smalling, por United nuk po ulë kërkesat pasi dëshiron vetëm 20 milionë euro.
Roma mund ta humbas anglezin, pasi rivalët italian Inter janë shumë afër ta transferojnë atë.
Neroazzurët janë gati ta marrin në huazim Smallingun me një opsion blerje në fund të sezonit.
United është shumë afër ta pranojë ofertën e Interit, pasi zikaltërtit janë të gatshëm ta paguajnë të gjithë pagën e plotë të anglezit.
Ndërkohë Roma duhet të nxitojë nëse kërkon ta ketë edhe për edicionin e ri Smallingun në skuadër, pasi ai mund t’i bashkohet rivalëve të mëdhenj të Serie A.
Gjithsesi interesim për lojtarin kanë shprehur edhe skuadrat angleze si West Ham United, Aston Villa, Newcastle United, Leeds e Fulham. /Telegrafi/