Rodrigo de Paul duket se do të jetë transferimi i madh i Interit për repartin e mesfushës.
Mesfushori argjentinas prej kohësh po kërkohet nga skuadrat e mëdha italiane, por duket se gara është fituar nga Neroazzurët.
Milan, Juventus, Roma, Napoli e Milan gjithashtu kanë shfaqur interesim për yllin e Udineses, por Interi thuhet se është në përparësi.
Por sipas asaj që kanë raportuar së fundmi mediat italiane, Interi është shumë pranë të arrijë marrëveshje me Udinesen për mesfushorin.
Neroazzurët duan huazimin e lojtarit për 18 muaj me detyrim blerje brenda kësaj periudhe kohore.
Gjithashtu për të bërë më të lehtë këtë transferim, drejtuesit zikaltër kanë vendosur ta dërgojnë edhe një futbollist në Udinese.
Fjala është për uruguaianin Matias Vecino që pritet të shkojë në Udineses ndërsa Inter do të marrë De Paul dhe do të ketë një obligim blerje për një shumë më të ulët. /Telegrafi/