Telegrafi

Interi shqyrton mundësinë e transferimit të sulmuesit të Antalyaspor, Haji Wright

(Foto: Getty)

Haji Wright ka luajtur në vende të ndryshme gjatë karrierës së tij, ndërsa tashmë po flitet për një kalim te Interi në Serie A.

Sulmuesi amerikan e nisi karrierën në Akademinë e LA Galaxy, para se të kalonte te NY Cosmos. Më pas kaloi kohë në Gjermani te Schalke 04 dhe SV Sandhausen, para se ta kalonte një sezon në Holandë te VVV-Venlo.

Një sezon i kaluar te SonderjyskE në Danimarkë, para se të arrite sukses në Turqi me Antalyaspor. Këtë sezon, ai ka shënuar 12 gola në 19 paraqitje për ekipin turk.

(Foto: Getty)

Tuttomercatoweb njofton se Interi ka shprehur interesim për transferimin e Wright në afatin kalimtar veror.

Ndërkohë, shumë klube evropiane janë duke e monitoruar nga afër 25-vjeçarin, duke i përfshirë edhe klubet tjera nga Serie A. /Telegrafi/