Klubi i madh italian, Interi synon dhe shpreson të transferojë mesfushorin e Udineses, Rodrigo de Paul, gjatë afatit kalimtar të janarit.
Nerazzurrët e mbyllen vitit në vendin e dytë në Serie A, me një pik më pak se rivalët lokal të Milanit.
Megjithatë, synimi i drejtuesve është të shpallen kampion dhe janë të interesuar të përforcojnë edhe më shumë skuadrën në dimër.
Sipas mediumit Calciomercato, Interi shpreson të nënshkruajë një marrëveshje për mesfushorin e Udineses, De Paul, në janar.
Interi dëshiron të sjellë 26-vjeçarin në një marrëveshje huazimi 18-mujore, me bonuse të bazuar në performancë që diktojnë mundësinë e një transferimi të përhershëm.
Udinese aktualisht e vlerëson De Paul, i cili gjithashtu ka qenë i lidhur me Leeds United dhe Juventus, me rreth 35 milionë euro. /Telegrafi/