Telegrafi

Interi shkatërron Atalantan, shtatë gola për tre pikë (Video)

Interi ka mposhtur Atalantan me rezultat të thellë 7-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 28 të kampionatit italian, Serie A.

Nerazzurrët kanë shfrytëzuar për mrekulli terrenin vendas duke mposhtur një rival direkt për garat evropiane, siç është Atalanta, ku fituan falë tre golave të Mauro Icardit, tre gola të Ever Banegas dhe një të Roberto Gagliardinit.

Se Interi e kishin me seriozitet këtë ndeshje e tregojnë edhe pesë golat e shënuar në pjesën e parë, ku serinë e tyre e hapi kapiteni Icardi, i cili në minutën e 17 shënoi nga afërsia për 1-0.

Icardi shënoi edhe dy gola tjerë të shpejt duke e kompletuar het-trikun e tij, ku fillimisht shënoi në minutën e 23 nga penaltia, ku e mposhti me panenka portierin e kombëtares shqiptare, Etrit Berisha.

Sulmuesi argjentinas golin e tretë personal e shënoi në minutën e 26, ku me kokë mposhti Berishën për 3-1, pas asistimit perfekt të Banegas.

Pas Icardit ishte radha e bashkëkombësit të tij, Banega, i cili fillimisht shënoi në minutën e 31 pas asistimit të Antonio Candrevas, pastaj tre minuta më vonë shënoi golin e dytë të tij për 5-0, ku edhe kësaj radhe u asistua nga ish-anësori i Lazios.

Kur pritej përfundimi i pjesës së parë, ishte Remo Freuler, i cili ngushtoi epërsinë në 5-1 pas një goli të bukur dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, Interi shënuan edhe dy herë tjera për të vulosur fitoren e madhe, ku fillimisht ishte Roberto Gagliardini, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 52, dukei shënuar ish-skuadrës së tij.

Goli i fundit i ndeshjes u shënua me mjeshtëri nga Benega, i cili mposhti Berishën nga gjuajtja e lirë dhe kompletoi het-trikun e tij, duke vulosur edhe fitoren e madhe të Interit me rezultat përfundimtar 7-1.

Pas kësaj fitore, Interi e sheh vetën në pozitë e katërt me 54 pikë, ndërsa Atalanta renditen në vendin e gjashtë me 52 pikë. /Telegrafi/