Site icon Telegrafi

Interi shfrytëzon ndeshjen ndaj Udineses për të folur për Jankton

UDINE, ITALY - SEPTEMBER 10: Jakub Jankto of Udinese celebrates after scoring the opening goal during the Serie A match between Udinese Calcio and Genoa CFC at Stadio Friuli on September 10, 2017 in Udine, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Mediat italiane raportojnë se Interi do të përdorë ndeshjen e tyre ndaj Udineses për të diskutuar rreth një lëvizje të mundshme për mesfushorin e tyre të talentuar, Jakub Jankto.

Mesfushori çek ka qenë mbresëlënës për klubin ‘Zebrette’ këtë sezon dhe ka shënuar dy herë në fitoren 3-0 në Crotone të hënën mbrëma.

Pas kësaj ndeshje, i riu deklaroi se nuk dëshironte të kalonte gjithë karrierën e tij në Serie A dhe ka interes nga Liga Premier, për shërbimet e tij.

Lexo po ashtu Agjenti: Interi dhe Juve e duan Jankton, por ai do Ligën Premier

Klubi më i interesuar për të siguruar transferimin e tij është skuadra e Arsene Ëengerit, Arsenali, por tani kanë një rival të fortë nga Serie A.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, Interi po kërkon të mundë klubet angleze në luftën për shërbimet e Janktos, si dhe rivalët e tyre të qytetit të Milanos.

Jankto duke festuar njërin nga golat ndaj Crotones (Getty Images)

Tuttosport raporton se Nerazzurrët do të përdorin ndeshjen e tyre në shtëpi kundër Udines më 16 dhjetor për të hapur bisedimet për një transferim të mundshëm.

Lexo po ashtu Jankto te Milani në janar?

Kjo nuk do të thotë se klubi zikaltër do të bëjnë një ofertë zyrtare, por ata do të shikojnë hetuar mundësinë dhe koston – për të sjellë Jankton në San Siro.

Çmimi i yllit të Udineses mendohet të sillet rreth 15-20 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version