Klubi italian, Interi ka njoftuar se tashmë ka shitur të gjitha biletat sezonale të ndara për sezonin 2019-20.
Nerazzurrët vijnë nga një sezon jo edhe aq i mirë, por tifozët vazhdojnë t’i mbesin besnik.
Edhe pse sezoni i ri nuk fillon edhe dy muaj interesimi i tifozëve për ta parë Interin e Antonio Contes është i madh.
Interi ka konfirmuan se ka shitur të gjitha biletat e ndara sezonale për sezonin 2019.20.
Shitjet ishin një rekord në klub, pasi për herë të parë në historinë e tyre, kanë hapur edhe shitjen e biletave për sezonin pasues 2020/21.
Përkrahësit e Interit shpresojnë në nënshkrime të reja pasi duan të jenë konkurrues në Ligën e Kampionëve dhe Serie A. /Telegrafi/