Interi është duke menduar që ta shesë Samir Handanovicin në Ligën Premier.
Edhe pse e ka vazhduar kontratën, 31-vjeçari mund të largohet për ta ndjekur ëndrrën e Ligës së Kampionëve.
Tuttosport beson që Interi do të pranonte një ofertë prej 10 milionë euro, por edhe për 8 milionë do të pajtohej.
Chelsea, Manchester United dhe Arsenal janë skuadrat që e duan portierin, por vetëm një nga to luan në Champions.
Salvatore Sirigu shihet si zëvendësues i sllovenit dhe mund të largohet lirishëm nga PSG.
Opsion mbeten edhe Mattia Perin, Neto dhe Steve Mandanda. /Telegrafi/