Interi thuhet se ka arritur të shesë për 25 milionë euro duke shitur të rinj belgë Zinho Vanheusden dhe Xian Emmers në Standard Liege.
Klubi i madh italian duhet të bëjë 50 milionë euro fitime kapitale për të përmbushur përfundimisht obligimet me Fair Play Financiar deri më 30 qershor.
Sipas gazetarit të njohur italian, Gianluca Di Marzio, Nerazzurrët janë pothuajse në gjysmë të rrugës për të përmbushur oblgimet.
Kjo pasi Interi thuhet se ka arritur marrëveshje për shitjen e dy të rinjve, Zinho Vanheusden dhe Xian Emmers te Standard Liege për 25 milionë euro.
Vanheusden, një mbrojtës 19-vjeçar, kaloi sezonin e fundit në huazim te Standard, duke ndihmuar ekipin të përfundojë në vendin e tretë.
Në anën tjetër, Emmers, një mesfushor i të njëjtës moshë, ka luajtur 20 herë për Cremonesen në Serie B në sezonin e fundit duke treguar formë të lartë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=2C3rgV2VuPI