Telegrafi

Interi shënjestron talentin francez  

Sipas La Gazzetta dello Sport, Interi është duke u mbyllur marrëveshjen me mbrojtësin 20-vjeçar të Toulouse, Issa Diop.

Qendërmbrojtësi i talentuar është kapiten i skuadrës franceze nën 20 vjet dhe ka katër paraqitje për kombëtaren nën 21 vjet.

Lexo po ashtu Zyrtare: Interi e merr Skriniarin

Edhe pse i ri në moshë, Diop tashmë ka 51 paraqitje në kampionatin francez, Ligue 1, duke shënuar tre gola dhe bërë dy asistime.

Është raportuar se synimi i zikaltërve është që të arrijë marrëveshje me Diop deri javën e ardhshme.

Lindur dhe rritur në Toulouse, ai erdhi përmes akademisë së tyre të të rinjve dhe është nën kontratë deri në qershor të vitit 2020. /Telegrafi/