Telegrafi

Interi rrugëton qetë drejt titullit, fiton ndaj Sassuolos

(Foto: Twitter/Inter)

Interi ka arkëtuar pikë të plota përballë Sassuolos (2-1) në Giuseppe Meazza, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin italian duke vazhduar rrugëtimin drejt titullit të Serie A.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 10-të kur pas një harkimi të Ashley Young realizoi Romelu Lukaku dhe me epërsi minimale u mbyll gjysma e parë.

Lautaro Martinez u kujdes për të shënuar golin e sigurisë në pjesën e dytë (67’), ndërsa Lukaku ishte në rolin e asistuesit.

(Foto: Twitter/Inter)

Një gol të vonshëm për mysafirët e shënoi Hamed Traore (85’) duke mos arritur të rrezikonin më shumë skuadrën zikaltër.

Falë kësaj fitoreje, Interi numëron 71 pikë dhe distancohet me 11 pikë nga përcjellësi i parë, Milan.

Sassuolo mbetet në kuotën e 40 pikëve dhe qëndron e renditur në pozitën e nëntë në tabelën e Serie A. /Telegrafi/