Walter Sabatini dhe Luciano Spalletti janë larguar nga Roma në drejtim të Interit.
Por duket se dyshja e lartpërmendur po mendojnë t’i prishin punë ish-skuadrës së tyre në transferime.
Synimi i Romës për krahun e majtë të mbrojtjes, Wendell është duke u monitoruar edhe nga Interi.
Mediat italiane raportojnë se Inter kërkon t’ia rrëmbejë nga duart Romës brazilianin.
23-vjeçari ka shkëlqyer në dy edicionet e fundit me skuadrën gjermane Bayer Leverkusen.
Klubi gjerman kërkon së paku 12 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin. /Telegrafi/