Telegrafi

Interi rivalizon Liverpoolin për yllin e PSG-së

Edhe Interi ka shfaqur interesim për të nënshkruar me yllin e Paris Saint Germanit, Lucas Moura.

Për brazilianin më herët është interesuar edhe Liverpooli i Jurgen Klopp dhe tani sipas Daily Express, kjo ka bërë që Reds të fillojnë të përgatisin edhe ofertën e parë.

Klubi anglez ka vëzhguar Mouran gjatë javëve të fundit dhe ata janë bindur nga kualiteti i brazilianit dhe kështu besojnë te suksesi i tij në Anfield.

Ndërsa Nerazzurrët janë në fazën e parë të vrojtimit dhe ende është herët për të folur për hapa konkret. /Telegrafi/