Site icon Telegrafi

Interi rivalizon Bayernin për holandezin Dumfries

Foto: ESPN FC/Twitter

Denzel Dumfries është njëri nga futbollistët që ka shkëlqyer më së shumti këtë kampionat evropian.

Mbrojtësi i djathtë holandez ka shënuar gola në dy ndeshjet e para, derisa ka bërë edhe një asistim në Euro 2020.

Falë formës fantastike të shfaqur në Euro 2020 dhe edicionin e kaluar në Eredivisie, Dumfries pritet të largohet gjatë verës nga PSV Eindhoven. Bayern Munich ka shfaqur interesim për transferimin e anësorit, por së fundmi në garë është futur edhe Interi.

Kampioni në fuqi i Italisë pritet ta shes Achraf Hakimin dhe Dumfries shihet si zëvendësuesi adekuat i marokenit. 25-vjeçari vlerësohet rreth 15 milionë euro, shumë që nuk përbën problem për Interin që ta paguajë.

Anësori këmbëshpejtë ka zhvilluar 41 ndeshje edicionin e kaluar me PSV Eindhoven, ku ka shënuar katër gola dhe ka bërë nëntë asistime.

Gjithsesi gjiganti holandez po shpreson në vazhdimin e formës së mirë të yllit të tyre që t’i rritet vlera edhe më shumë dhe të fitojë sa më shumë nga shitja e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version