Telegrafi

Interi rikthehet tek Arturo Vidal, tentohet transferimi i kilianit në janar

Arturo Vidal. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

Arturo Vidal vazhdon të mbetet një objektiv për Interin.

Mesfushori kilian prej kohësh është në radarin e klubit zikaltër, por pa arritur transferimin e tij.

Antonio Conte e vlerëson jashtëzakonisht shumë Vidalin me të cilin ka punuar për disa vite te Juventusi.

Tekniku italian ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të bëjnë çmos për ta transferuar mesfushorin e Barcelonës në Giuzzeppe Meazza.

Arturo Vidal. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

32-vjeçari nuk po luan titullar te Barcelona dhe mund të largohet në janar për të luajtur sa më shumë nën urdhrat e Antonio Contes.

Inter është gati të bëjë një ofertë rreth 30 milionë euro për ta bindur Barcelonën të heqë dorë nga mesfushori kilian.

Në rast transferimi të Vidalit te Interi, për të do të ishte rikthim në Serie A ku ka luajtur nga viti 2011 deri më 2015 te Juventusi. /Telegrafi/