Telegrafi

Interi rikthehet kah objektivi i vjetër, kërkon francezin Cyprien

Skuadra italiane Inter është duke kërkuar transferimin e një mesfushori gjatë afatit kalimtar të janarit.

Pasi morën brazilianin Rafinha nga Barcelona, Luciano Spalletti ka deklaruar se dëshiron edhe një mesfushor qendror.

Kësisoj ‘Neroazzurrët’ janë rikthyer kah objektivi i tyre i vjetër, francezi Wylan Cyprien.

Anëtari i skuadrës franceze Nice ka kaluar një lëndim të gjatë dhe ka filluar të luaj në Ligue 1.

Në tri ndeshjet e para për këtë vit, Cyprien ka shënuar një gol duke e rikthyer formën e vjetër.

Inter ka kërkuar nga Nice huazimin e lojtarit me të drejtë blerje në fund të stinorit.

Zi kaltërtit janë të gatshëm të paguajnë dy milionë euro për huazimin dhe 13 të tjera për blerjen përfundimtare.

Gjatë ditëve të ardhshme pritet finalizimi i këtij transferimi, pasi lojtari ka dhënë pëlqimin e tij për t’iu bashkuar Interit. /Telegrafi/