Telegrafi

Interi refuzon të paguajë klauzolën e Rodriguezit

Raportet e medieve italiane sugjerojnë se Interi nuk do të paguajë klauzolën e lirimit për Ricardo Rodriguez, duke ofruar vetëm 15 milionë euro plus bonuse.

Është raportuar këtë javë se reprezentuesi zviceran i Wolfsburgut ka rënë dakord për një kalim te Nerazzurrët, pasi drejtori sportiv Piero Ausilio është takuar me agjentin e tij në Milano.

Lexo po ashtu Interi takon agjentin e Rodriguezit

Duke pasur parasysh se ai ka një klauzolë të lirimit prej 22 milionë euro, ishte supozuar se Nerazzurrët thjesht do të aktivizojnë që në verë, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, calciomercato.com raporton se Ausilio nuk është i gatshëm të paguajë këtë tarifë, pasi po ofron vetëm 15 milionë euro plus bonuse për mbrojtësin e krahut të majtë.

Ndërsa, Rodriguez mendohet të jetë i prirur për një kalim te Interi, edhe pse ka inter gjithashtu edhe gjigantët anglez, Arsenali dhe Chelsea. /Telegrafi/