Site icon Telegrafi

Interi refuzon ofertën e Evertonit për Brozovicin

Raportohet se Interi ka refuzuar ofertën e Evertonin prej 18 milionë eurove për Marcelo Brozovic, por do të ishte i gatshëm të shiste me 20 milionë euro plus bonuse.

Reprezentuesi i Kroacisë është në treg këtë verë dhe i kushtoi Nerazzurrëve vetëm tetë milionë euro nga transferimi i tij prej Dinamo Zagreb.

Lexo po ashtu Përveç Perisicit, Mourinho dëshiron edhe yllin tjetër të Interit

Sipas Jutarnji, Interi tashmë ka refuzuar një propozim fillestar prej 18 milionësh (rreth 15.8 milionë funte) nga klubi i njohur anglez, Everton.

Megjithatë, ata duhet të shesin deri më 30 qershor, në mënyrë që të balancojnë librat për Fair Play Financiar.

Prandaj, në qoftë se Evertoni rrit ofertën e tyre në 20 milionë euro apo (17.5 milionë funte) plus bonuset, atëherë një marrëveshje mund të arrihet relativisht shpejt.

Lexo po ashtu Interi përgatit eksodin e futbollistëve drejt Ligës Premier

24-vjeçari kroat kontribuoi me gjashtë gola dhe katër asistime në 28 ndeshje konkurruese për Interin këtë sezon.

Ai gjithashtu ka shënuar gjashtë gola në 26 paraqitje në ekipin kombëtar kroat.

Brozovic ka qenë gjithashtu i lidhur edhe me Zenit Saint Petersburg të Roberto Mancinit, trajner i cili ia dha mundësinë e parë për debutim te Interi. /Telegrafi/

Exit mobile version