Borussia Dortmundi as që ka dashur ta diskutojë interesimin e Interit për Pierre-Emerick Aubameyang.
Nerazzurrët mund të mbesin pa Mauro Icardin, i cili mund të shkojë te Napoli si zëvendësues i Gonzalo Higuainit.
Gazzetta dello Sport raportoi mëngjesin e të martës se zikaltrit kanë kërkuar informacion nga BVB për Aubameyangun.
Megjithatë, tash bëhet e ditur se klubi italian është refuzuar nga gjermanët. /Telegrafi/