Site icon Telegrafi

Interi punon për dy mesfushorë e një sulmues, Pastore ose Mkhitaryan do të zbresë në ‘Giuseppe Meazza’

Interi pritet të jetë një nga skuadrat më aktive në afatin kalimtar dimëror, me dy objektiva të rëndësishme që janë duke i ndjekur.

Objektivi kryesor mbetet Javier Pastore i PSG, i cili kërkohet tash e një kohë nga klubi italian.

Kur Kampionati Botëror po ofron, argjentinasi nuk dëshiron ta humbë vendin në Kombëtaren dhe është i gatshëm ta gjejë një skuadër ku do të luante më shumë.

Interi ka bërë ofertë që ta marrë si huazimi argjentinasin Pastore, por parisienët kërkojnë ta shesin përfundimisht.

Zikaltërve nuk u ka mbetur tjetër vetëm që të bëjnë ofertë për blerje.

Por drejtuesit e Interit nyuk janë duke punuar vetëm për Pastoren. Tash e një kohë kanë filluar kontaktet me Manchester Unitedin për Henrikh Mkhitaryan.

Edhe te armeni ka një problem, pasi ai preferon të rikthehet te Borussia Dortmund.

Për sulmin preferohet Simone Verdi i Bolognas, por për të duhet të luftohet me Napolin. /Telegrafi/

Exit mobile version