Interi kanë publikuar listën e tyre në UEFA, për grupet e Ligës së Evropës, por ajo që bie në sy është lënia jashtë e blerje të mëdha si Joao Mario dhe Gabigol, për të shmangur gjobat Fair Play Financiar.
Nerazzurrët ishin tashmë nën kufizime të caktuara për shkak të vendimeve të Fair Play Financiar.
Pronarët e rinj të klubit, Suning Group kanë shpenzuar shumë gjatë verës, duke përfshirë mbi 70 milionë euro në një ditë për Joao Marion dhe Gabriel Barbosa, dhe kjo natyrisht që ka ngritur pikëpyetje.
Tani është konfirmuar tashmë se këto dy yje janë lënë jashtë listës së Ligës së Evropës, kështu që nuk do të jetë palë në rregullat e FFP-së.
Antonio Candreva, Ever Banega dhe Cristian Ansaldi përfshihen, por nuk ka vend për të dëbuarin Stevan Jovetic apo një tjetër nënshkrim të shtrenjtë si Geoffrey Kondogbia.
Interi janë në Grupin K të Ligës së Evropës me Sparta Pragën, Southamptonin dhe Hapoel Beer-Sheban. /Telegrafi/
Lista e Interit në UEFA: Marco Andreolli, Cristian Ansaldi, Ever Banega, Tommaso Berni, Jonathan Biabiany, Marcelo Brozovic, Antonio Candreva, Juan Pablo Carrizo, Eder, Danilo D’Ambrosio, Samir Handanovic, Mauro Icardi, Gary Medel, Felipe Melo, Joao Miranda , Jeison Murillo, Yuto Nagatomo, Rodrigo Palacio, Ivan Perisic, Andrea Ranocchia, Davide Santon
Lista B: Loris Zonta, Michele Di Gregorio, Axel Bakayoko, Senna Miangue, Ionut Radu, Andrea Pinamonti, Assane Gnoukouri