Telegrafi

Interi projekton transferimin e Luis Muriel

Interi ka vënë sytë te sulmuesi i Atalantas dhe Kolumbisë, Luis Muriel për sezonin e ardhshëm, raporton La Gazzetta dello Sport.

Nerazzurrët janë në krye të tabelës në Serie A, por gjithashtu u eliminuan nga Liga e Kampionëve në fazën e grupeve.

Antonio Conte dëshiron më shumë mundësi sulmuese dhe raportohet se Muriel është zgjedhja e tij e parë.

Ritmi shpërthyes i Muriel e bën atë një favorit për stilin e kundërsulmit të futbollit të Contes, ndërsa ai ka treguar me Atalantan se nuk e ka problem të ndajë pozitën me ndonjë lojtar tjetër.

Pavarësisht nuk ka luajtur rregullisht, ai ka 16 gola në Serie A deri më tani këtë sezon, prapa vetëm Cristiano Ronaldos dhe Romelu Lukakus në Serie A.

Është raportuar se Muriel do të jetë në treg për 25-30 milionë euro, pasi ai është tashmë 30 vjeç dhe ka një kontratë me Atalantan deri në qershor të vitit 2023. /Telegrafi/