Me ardhjen e pronarëve kinez Interi ka rregulluar bilancet shumë dhe në janar pritet të jetë i liruar nga obligimet financiare që i kishte vendosur UEFA.
Sipas TutoSport klubi nga Milano gjatë afatit kalimtar të janarit do të shpenzojë 150 milionë euro.
E gjitha kjo pasi pronarët kinez dëshirojnë të shikojnë Interin me çdo kusht në Ligën e Kampionëve në sezonin e ri.
Zikaltërit do të fillojnë së pari me blerjen e James Rodriguez nga Real Madridi për 60 milionë euro dhe pastaj Marco Verrattin për 40 milionë.
Me 50 milionët e mbetura do të tentohet për Federico Bernardeschin e Fiorentinës dhe mbrojtësin e Benficas, Victor Lindelof. /Telegrafi/