Telegrafi

Interi pritet ta kthejë Vrasljkon te Atletico

Sime Vrsaljko thuhet se do të kthehet në Atletico Madridi pasi Interi vendosi të mos e blejë mbrojtësin e djathtë pas lëndimit.

Mbrojtësi kroat u bashkua me Interin nga Atletico në verën e vitit 2018 si huazim i paguar për 6.5 milionë euro.

Nerazzurrët patën edhe opsionin e blerjes përfundimtare në verën e këtij viti për 17.5 milionë euro tjera.

Lexo po ashtu Përfundon sezoni për Vrsaljkon, kroati do të mbetet gjashtë muaj jashtë fushave

Megjithatë, Vrsaljko ka qenë i kufizuar duke zhvilluar vetëm 13 ndeshje në këtë sezon shkaku i lëndimeve.

Lëndimi i fundi, i cili rezultoi me operacion ka bërë që kroati të mbetet jashtë fushave për së paku gjashtë muaj.

Lexo po ashtu Zyrtare: Cedric Soares, lojtar i ri i Interit

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, aventura e Vrsaljko në Interi do të përfundojë këto ditë dhe lojtari dhe të kthehet te Atletico.

Klubi italian e ka zëvendësuar atë me portugezin Cedric Soares, i cili vjen si i huazuar nga Southamptoni. /Telegrafi/