Andi Hoti është njëri nga mbrojtësit më të talentuar që ka Kosova dhe me të ardhme të ndritur.
Qendërmbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës U21 është duke kryer fazën përgatitore me Interin, por do të largohet nga zikaltërtit këtë verë.
19-vjeçari pritet të huazohet nga Interi në mënyrë që të marrë përvojë më të madhe dhe karrierën do ta vazhdoj në Gjermani për një vit.
Transfermarkt.de ka raportuar se ka një marrëveshje mes Interit dhe skuadrës gjermane Freiburg që Hoti të huazohet për një stinor.
Në fakt qendërmbrojtësi kosovar do t’i shërbej skuadrës së dytë të Freiburgut e cila do të luaj këtë vit në Bundesliga 3.
Do të jetë një huazim i thjesht një vjeçar me Interin që nuk do t’i lë të drejtën e blerjes ekipit gjerman pasi beson në reprezentuesin kosovar.
Përveç që do të jetë pjesë e rregullt e Freiburg II, Hoti mund të debutoj edhe në Bundesliga me ekipin e parë të Freiburgut nëse ka paraqitje të mira në Bundesliga 3.
Sezonin e fundit me ekipin e ri të Interit, Hoti zhvilloi 29 paraqitje ku shënoi një gol e dhuroi një asistim. /Telegrafi/