Telegrafi

Interi prezanton sponsorin e ri të fanellave për finalen e Ligës së Kampionëve

Interi ka njoftuar se do të ketë Paramount+ si sponsor të ri të fanellës për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt dhe ndeshjen e fundit të sezonit në Serie A.

Nerazzurrët e kishin bosh hapsirën për sposnro në fanellat e tyre javët e fundit pasi DigitalBits nuk arriti të realizojë pagesat me vlerë 30 milionë euro në kontratën e sponsorizimit.

Me perspektivën për të luajtur ndeshjen e tyre më të madhe që nga arritja e fundit në finalen e Ligës së Kampionëve në 2010 pa një sponsor të fanellave, klubi ka punuar në prapaskenë për të arritur një marrëveshje të re.

Lexo po ashtu Paraqitet një blerës serioz për blerjen e Interit

Ideja fillestare ishte arritja e një marrëveshjeje me një organizatë bamirëse, por në vend të kësaj ata arritën të bien dakord për një marrëveshje afatshkurtër me shërbimin e transmetimit Paramount+.

Logoja do të jetë gjithashtu e pranishme në fanellën e Interit për ndeshjen e fundit të Serie A të sezonit kundër Torinos këtë fundjavë.

Duket se aktualisht është vetëm një marrëveshje për ato dy ndeshje, kështu që nevojiten më shumë negociata për të gjetur një sponsor për sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/