Telegrafi

Interi prezanton ofertën e parë për Moratan

(Foto: Instagram/alvaromorata)

Interi e ka dërguar ofertën e parë konkrete drejt Atletico Madridit për shërbimet e Alvaro Moratas – bën të ditur SportItalia.

Nerazzurrët janë në treg për një sulmues pasi kanë hequr dorë nga Romelu Lukaku, i cili e ka hidhëruar klubin pas bisedimeve me Juventusin.

Në listë janë disa emra, ndërsa në mesin e tyre është edhe Morata, për të cilin është raportuar se ka arritur marrëveshje për kushtet personale me Romën.

Lexo po ashtu Roma ka marrëveshje me Moratan, por tre gjigantët e tjerë italianë mbajnë pezull transferimin

SportItalia njofton se Interi ka ofruar 15 milionë euro për spanjollin që është rreth pesë milionë euro më pak se çmimi i raportuar i tij.

Raportimet në media janë të ndryshme në lidhje me klauzolën për prishjen e kontratës së 30-vjeçarit. Burimet nga klubi kanë thënë se ai mund të largohet për 20 milionë euro, mirëpo përfaqësuesit e lojtarit thonë se kanë një dokument që e lejon të largohet për rreth 10 apo 11 milionë euro. /Telegrafi/