Site icon Telegrafi

Interi prezanton Candrevan, italiani ndihet i lumtur dhe kërkon titullin

Antonio Candreva është prezantuar te skuadra e Interit, teksa ka folur edhe për objektivat e tij personale dhe ekipore.

Dita e premte ka qenë ditë e prezantimit të transferimit të fundit te Interi, Antonio Candreva, i cili ka falënderuar skuadrën e Interit që ka pranuar ta transferoj, teksa nuk ka lënë pa falënderuar edhe ish-skuadrën e tij, Lazion, dhe drejtuesit kinez të klubit të ri.

“Në fillim dua të falënderoj punën e madhe që ka bërë një njeri i madh sikur Piero Ausilio. Gjithashtu dua ta falënderoj skuadrën e Lazios me të cilën kam kaluar pesë të mrekullueshme duke fituar kështu edhe një Kupë të Italisë, teksa i falënderoj edhe Suning që kanë pranuar të shpenzojnë para për mua”, ka deklaruar fillimisht Candreva, transmeton Telegrafi.

“Jam shumë mirë dhe jemi duke u përgatitur për sfidën kundër Chievos, jam në dispozicion të trajnerit”.

Lexo po ashtu Interi refuzon bisedimet me Juventusin për Brozovicin

Mesfushori italian ka folur edhe për titullin kampion, ku e sheh Juventusin si skuadër favorite, por premton që do të provojnë edhe Interi ta sfidojnë.

“Ata kanë fituar Scudettot e viteve të fundit, prandaj janë skuadra për tu mundur. Dëshirojmë të përmirësojmë sezonin e kaluar dhe të bëjmë mirë në të gjitha frontet. Duam të fitojmë”, përfundoi mesfushori Italian. /Telegrafi/

Exit mobile version