Telegrafi

Interi pret veprimin e Barcelonës lidhur me Lautaron

Lautaro Martinez (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Drejtori i Interit, Giuseppe Marotta, është duke pritur se si do të veprojë Barcelona në lidhje me klauzolën e Lautaro Martinez.

Në një intervistë për Sky Sport Italia, shefi i Nerazzurrëve ka folur në lidhje me transferimet që po spekulohen në javët e fundit.

“Duam ta përforcojmë skuadrën dhe njësoj si të gjithë klubet e mëdha nuk duam t’i shesim yjet”, është përgjigjur Marotta kur është pyetur për argjentinasin dhe klauzolën prej 111 milionë eurosh.

(Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Kur është fjala për Lautaron, ai ka një klauzolë që skadon më 7 korrik. Ne po presim të shohim se cfarë do të bëjë Barcelona, pastaj do të takohemi me të”.

Lexo po ashtu Capello: Lautaro dhe Pjanic janë gati për të kaluar te Barcelona

“Ajo që ka rëndësi sot është se lojtari po jep kontributin e tij për skuadrën në mënyrë që të arrijmë rezultate të mëdha”, është shprehur drejtori i Interit. /Telegrafi/