Drejtori i Interit, Giuseppe Marotta, është duke pritur se si do të veprojë Barcelona në lidhje me klauzolën e Lautaro Martinez.
Në një intervistë për Sky Sport Italia, shefi i Nerazzurrëve ka folur në lidhje me transferimet që po spekulohen në javët e fundit.
“Duam ta përforcojmë skuadrën dhe njësoj si të gjithë klubet e mëdha nuk duam t’i shesim yjet”, është përgjigjur Marotta kur është pyetur për argjentinasin dhe klauzolën prej 111 milionë eurosh.
“Kur është fjala për Lautaron, ai ka një klauzolë që skadon më 7 korrik. Ne po presim të shohim se cfarë do të bëjë Barcelona, pastaj do të takohemi me të”.
“Ajo që ka rëndësi sot është se lojtari po jep kontributin e tij për skuadrën në mënyrë që të arrijmë rezultate të mëdha”, është shprehur drejtori i Interit. /Telegrafi/