Telegrafi

Interi pranon ofertën e fundit, Perisic transferohet te Man Unitedi?

Ivan Perisic vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Jose Mourinhos dhe Manchester Unitedit në afatin kalimtar veror.

Unitedi deri më tani ka arritur të përmbyll me sukses transferimin e Victor Lindelofit nga Benfica dhe Romelu Lukakut nga Evertoni.

Megjithatë, objektivi kryesor i trajnerit portugez të Djajve të Kuq, vazhdon të mbetet anësori kroat i Interit, Ivan Perisic, për të cilin anglezët kanë bërë shumë oferta, por që i janë refuzuar.

Sipas Daily Star, tani Unitedi është afër përfundimit të një marrëveshjeje prej 48 milionë funtesh apo 53 milionë euro për të nënshkruar me Ivan Perisic nga Interi.

Ky medium thekson se gjiganti anglez ka mbyllur bisedimet me Nerazzurët për reprezentuesin e Kroacisë, i cili i ka thënë klubit se dëshiron të largohet, ndërsa oferta e fundit thuhet se ka kënaqur edhe drejtuesit e klubit italian. /Telegrafi/