Telegrafi

Interi po punon për Vrsaljkon dhe Darmianin

Interi po punon që të nëshkruajë me një mbrojtës të krahut të djathtë dhe opsionet janë Sime Vrsaljko dhe Matteo Darmian.

Nerazzurët po provojnë që të bindin agjentët e lojtarëve të Atletico Madridit dhe Manchester Unitedit.

Zikaltrit duan të përforcojnë krahun e mbrojtjes pasi Joao Cancelo kaloi te Juventusi vetëm pasi kaloi gjashtë muaj te Interi.

Problemi është se Interi mund të ofrojë vetëm ofertë në formë huazimi me opsion të blerjes, për shkak të ndalesave nga Fair Play Financiar.

Sime Vrsaljko (Getty Images)

Vrsaljko është top synimi me Interin që ka ofruar 6 milionë euro si huazim, e duke e bërë procesin tashmë shumë të vështirë për kroatin, ku tash agjenti duhet ta bindë Atletico Madridin.

Darmiani mbetet opsion po ashtu për krahun e djathtë, pasi italiani s’ka kontratë në qershor.

Unitedi e ka opsionin për të vazhduar për një vit tjetër, që do të mund ta realizojnë edhe nëse e lirojnë lojtarin në formë huazimi.

Interi deri tash ka bërë dsia transferime dhe pritet të jetë pretendent serioz në Serie A. /Telegrafi/