Interi është ende duke punuar për një rinovim me Mauro Icardin, por raportohet se ka ende mosmarrëveshje mbi pagën.
Nerazzurët po kërkojnë të lidhen me kapitenin e tyre me një marrëveshje të re, pasi derisa kontrata e tij aktuale skadon në 2021.
Ai ka një klauzolë lirimi prej 110 milionë euro për klubet e huaja, jashtë Italisë.
Kjo klauzolë vlen vetëm për dy javët e para në korrik.
Duke pasur parasysh çmimet që paguhen në afatet kalimtare, nuk është një pengesë e madhe kjo shifër dhe shumë klube do ta ofronin.
Sipas Corriere della Sera, negociatat janë në vazhdim me gruan dhe agjenten e Icardit, Wandan.
Plani është që ai ta zgjasë kontratën deri në vitin 2023, duke e ngritur klauzolën e lirimit të paktën 130 milionë euro.
Sidoqoftë, agjentja i Icardi po kërkon një pagë prej 8 milionë euro për sezonin, ndërsa oferta aktuale në tavolinë është 6.5 milionë euro. /Telegrafi/