Telegrafi

Interi po punon për huazimin e yllit të Manchester United në janar

Interi vazhdon të jetë në kërkim të një sulmuesi, duke parë që dy afrimet e verës Marco Arnautovic dhe Alexis Sanchesz nuk i kanë përmbushur pritshmëritë e tyre.

Drejtori i zikaltërve Giuseppe Marota ka nisur menjëherë të punojë që të gjejë një zëvendësues që të jetë i gatshëm për pjesën tjetër të sezonit.

Duket se sytë janë hedhur nga Anglia, te gjiganti anglez Manchester United që nuk po kalon një periudhë të mirë.

Calciomercato ka raportuar se sulmuesi francez Anthony Martial është në listën e dëshirave të Interit.

Gjithashtu dhe nga sulmuesi francez ka shfaqur një pëlqim për Serinë A, pasi kërkon minuta që të bindë trajnerin e Francës për një ftesë në Euro 2024.

Lexo po ashtu Manchester United ende mund të përfundojë 10 marrëveshje të tjera para mbylljes së afatit kalimtar

Kështu po diskutohet për një huazim në janar dhe më pas Interi ta afrojë si lojtarë të lirë në verë nëse do të bindet nga paraqitjet e 27-vjeçarit.

27-vjeçari ka zhvilluar 14 ndeshje në total në të gjitha garat këtë edicion me fanellën e Djajve të Kuq duke realizuar vetëm një gol e duke asistuar në një tjetër. /Telegrafi/