Denzel Dumfries ka kaluar vitin e tij të parë te Interi, por mund të largohet gjatë afatit kalimtar veror.
Gjiganti italian është në negociata për shitjen e Milan Skriniar te Paris Saint Germain, por më parë ata do të shisnin holandezin Dumfries se sa qendërmbrojtësin sllovak.
Corriere dello Sport ka raportuar se Interi është duke pritur ofertën e duhur dhe do ta shes mbrojtësin e djathtë.
26-vjeçari në sezonin e tij të parë me Interin zhvilloi 45 ndeshje zyrtare në të gjitha garat, ku shënoi pesë gola dhe dhuroi shtatë asistime.
Dy gjigantët evropianë, Bayern Munich dhe Manchester United kanës shprehur interesim për anësorin, por nuk ka ende oferta zyrtare nga këto klube.
Gjithsesi Neroazzurët po presin dhe nëse vije ndonjë ofertë mbi 50 milionë për holandezin atëherë do ta shesin atë. /Telegrafi/