Interi është bërë një nga skuadrat kryesore në Evropë që transferon futbollistët me parametra zero.
Marcus Thuram, Mehdi Taremi, Piotr Zielinski, Hakan Calhanoglu, Henrikh Mikhtaryan e disa të tjerë janë vetëm disa nga emrat që i janë bashkuar Neroazzurëve si transferime të lira.
Lista e lojtarëve që erdhën falas në Inter këto vite është mjaft e gjerë dhe nën drejtimin e Beppe Marottas, kampionët e Italisë kanë ditur si të lëvizin paraprakisht drejt ardhjeve të afërta.
Ashtu siç bëri në kohën e tij te Juventusi në Torino, Marotta po përgaitet për një transferim të ri me parametra zero.
SportMediaset raporton se kreu i Nerazzurrëve ka zbuluar dëshirën e tij të radhës. Bëhet fjalë për portierin italianAlex Meret.
27 – vjeçari, nuk do të vazhdoj kontratën me Napolin dhe në fund të këtij sezoni pritet të largohet si i lirë.
Reprezentuesi italian është dëshira kryesore e Interit, pasi te zikaltrit atë e shohin si zëvendësuesin adekuat të Yann Sommer i cili në dhjetor mbush 36 vjeç. /Telegrafi/