Site icon Telegrafi

Interi po përgatit një transferim të trefishtë nga Bologna, synohet rinovimi i skuadrës

Interi po bën plane për afatin kalimtar veror dhe tashmë është raportuar se ata janë të interesuar për tre lojtarë të Bolognas.

‘Nerazzurrët’ momentalisht kanë skuadrën më të vjetër në elitën e futbollit italian. Mosha mesatare e ekipit të tyre është 29 vjeç, pothuajse një vit më të vjetër se sa skuadra e dytë më e vjetër në ligë Napoli, që kanë një moshë mesatare prej 28 vjeç.

Me këtë në mendje, prioriteti i Interit gjatë afatit kalimtar veror është që të zbutin moshën mesatare të ekipit të Inzgahit, sipas Gazzetta dello Sport.

Këtë të diel, mediumi italian ka raportuar se Interi ka disa emra në mendje për të përforcuar ekipin, por njëkohësisht për të ulur moshën mesatare.

Lexo po ashtu Të gjitha detajet e marrëveshjes mes Dinamo Zagrebit dhe Interit për Petar Sucic

Një prej tyre është sulmuesi Santiago Castro, i cili po konsiderohet si pasardhës i Lisandro Martinez.

20-vjeçari po vazhdon të shkëlqejë para portës me gjashtë gola të realizuar këtë edicion, plus dy të tjerë në Kupën e Italisë, teksa ka edhe shtatë asistime në të gjitha garat.

Ka edhe dy lojtarë të tjerë të Bolognas që kanë tërhequr interesimin e drejtuesve të klubit zikaltër dhe ata janë dy qendërmbrojtësit Sam Beukema dhe Jhon Lucumi.

La Gazzetta pretendon se Beukema është mbrojtësi që i intereson më së shumti Interit dhe konsiderohet si zëvendësuesi ideal i Francesco Acerbit./Telegrafi/

Exit mobile version