Site icon Telegrafi

Interi po has në vështirësi për të siguruar shërbimet e Sommer, zvicerani udhëton me Bayernin në Japoni

Yann Sommer është objektivi kryesor i Interit për portën pas largimit të kamerunasit Andre Onana.

Gjiganti italian për momentin është pa portier, pasi përveç Onanas është larguar edhe Samir Handanovic dhe po kërkohet me urgjencë transferimi i zviceranit.

Por shpresat e Simone Inzaghit për të udhëtuar në Japoni me Interin e tij të paktën me një portier të parë duket se janë shuar.

Lexo po ashtu Kalimi i Onana te Man Utd lejon Interin të mbyll transferimin e tre objektivave të verës

Yann Sommer nuk mund të transferohet te zikaltrit në një periudhë shumë afatshkurtër, ai do të udhëtojë në Japoni, por si lojtar i Bayernit, me të cilët do të zhvillojë edhe turneun.

Bavarezët ende nuk janë të bindur për ta lënë të lirë lojtarin, pavarësisht kërkesës së Interit për të përshpejtuar procedurat.

Lexo po ashtu Sommer gabon rëndë para porte, por De Ligt shpëtoi një gol të sigurt

Arsyeja lidhet me Manuel Neuer i cili nuk jep garanci dhe te Bayerni nuk duan të nguten për ta shitur portierin zviceran.

Pavarësisht marrëveshjes totale që ka mes të gjitha palëve, drejtuesit gjerman po marrin kohën e tyre, për të siguruar të paktën shërbimet e një tjetër portieri. /Telegrafi/ 

Exit mobile version