Inter ka pasur synim të nënshkruajë me N’Golo Kanten ose Tanguy Ndombelen, por asnjëri nuk do t’i bashkohet skuadrës italiane.
Si Kante ashtu edhe Ndombele llogaritën tëpaprekshêm nga skuadrat e tyre Chelsea dhe Tottenham Hotspur.
Kësisoj gjiganti italian ka ndërruar objektivë sa i përket repartit të mesfushës.
Mediat italiane kanë raportuar se Rodrigo De Paul po shihet si lojtari ideal për mesfushën.
26-vjeçari ka shkëlqyer në vitet e fundit me Udinesen dhe ai pëlqehet shumë nga trajneri Antonio Conte.
Gjithsesi edhe çmimi i argjentinasit është dukshëm më i ulët sesa ai i Kantes e Ndombeles.
Inter synon afrimin e lojtarit në janar dhe fillimisht kërkon huazimin e tij gjashtë mujor.
Përveç huazimit, Interi dëshiron ta ketë blerjen obligative për 30 milionë euro. /Telegrafi/