Nicolo Barella është futbollisti i momentet te Interi, pasi po kalon nëpër një formë të shkëlqyer.
Mesfushori italian është futur në mesin e 30 lojtarëve të nominuar për Topin e Artë dhe është bërë objektiv i skuadrave më të mëdha evropiane.
Por Interi nuk e ka ndërmend të heq dorë nga ylli i tyre, pasi janë duke bërë gati rinovimin me të.
24-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion, ku në nëntë ndeshje ka shënuar një gol dhe ka asistuar në pesë të tjerë.
Kontrata aktuale e italianit me Interin është e vlefshme deri në verën e vitit 2024, por që Neroazzurët duan rinovimin.
Mediat italiane kanë raportuar se drejtuesit zikaltër kanë bërë gati një kontratë deri në vitin 2026 për yllin e skuadrës me një pagë prej katër milionë eurove në vit.
Përveç kësaj, Interi do t’ia ofrojë edhe shiritin e kapitenit italianit për edicionin e ri, pasi kapiteni aktual Samir Handanovic do të largohet nga klubi. /Telegrafi/