Telegrafi

Interi me plan për rikthimin e Cancelos në Serie A

Joao Cancelo. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Joao Cancelo mund të rikthehet përsëri në kampionatin italian Serie A, por kësaj radhe te Interi.

Mbrojtësi i djathtë portugez u bashkua me kampionët anglez të Manchester City, por pa arritur të përshtatet me futbollin në Ishull.

25-vjeçari ka zhvilluar vetëm 11 ndeshje në Ligën Premier, duke mos bindur trajnerin Pep Guardiola.

City po mendon shitjen e lojtarit dhe në skenë ka dalë Interi që po kërkon rikthimin e tij përsëri.

Joao Cancelo. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Cancelo ishte i huazuar te Interit në edicionin 2017-18, ku pati paraqitje të shkëlqyeshme.

Antonio Conte e pëlqen lojtarin shumë dhe Bepe Marotta tanimë ka nisur bisedimet e menaxherin e lojtarit Jorge Mendes.

Interi ka në plan të kërkojë huazimin e Cancelos për një vit me të drejtë blerje për 40 milionë euro.

City kërkon shitjen e menjëhershme të lojtarit, por nëse nuk vjen ndonjë ofertë tjetër, atëherë Cancelo mund t’i bashkohet Interit. /Telegrafi/