Telegrafi

Interi me plan konkret për të transferuar Frattesin nga Sassuolo

Interi e ka ndjekur prej kohësh mesfushorin e Sassuolos, Davide Frattesi dhe tani ata kanë zhvilluar një plan të qartë për të siguruar nënshkrimin e tij.

Mesfushori 22-vjeçar italian ka qenë një nga yjet e sezonit te Sassuolo, duke shënuar katër gola dhe duke dhënë dy asistime në 20 paraqitje në Serie A.

Një nga golat e tij ishte në fitoren 2-1 ndaj Juventusit në tetor.

Siç raporton Calciomercato.com, plani i Interit për të nënshkruar me Frattesin përfshin mbrojtësin italian 19-vjeçar Lorenzo Pirola, i cili aktualisht është në huazim te Monza.

Interi vlerëson Pirolën me rreth 9 milionë euro, ndërsa Sassuolo e vlerëson Frattesin me rreth 25 milionë euro, që mund të rritet në 30 milionë euro nëse forma e fortë e mesfushorit italian vazhdon apo përmirësohet gjatë muajve të ardhshëm.

Dy klubet aktualisht janë në bisedime dhe po diskutojnë një shkëmbim huazimi me detyrimin blerje./Telegrafi/