Telegrafi

Interi përkrah idenë e Ligës Premier për shkurtimin e afatit të transferimeve

Drejtori i Interit, Piero Ausilio bashkohet me thirrjet e Ligës Premier për të shkurtuar afatin kalimtar të transferimeve, duke u mbyllur para nisjes së kampionatit.

Kampionati anglez, Liga Premier vendosi sot të ndalë klubet që blejnë pas nisjes së kampionatit duke e vendosur afatin e fundit të blerjeve të enjten e fundit para fillimit të sezonit.

Lexo po ashtu Anglezët votojnë për shkurtimin e afatit kalimtar, blerjet të kryhen para nisjes së kampionatit

Kjo çoi në thirrjet nga Juventusi, Torino, Roma dhe Milani për të adoptuar një sistem të ngjashëm për Serie A dhe duket se iniciativa po fiton vrull me Interit që janë bashkuar gjithashtu në këtë ide.

Lexo po ashtu Marotta: Duhet të marrim shembull Ligën Premier për shkurtimin e afatit kalimtar

“Unë pajtohem me mbylljen e afatit të transferimeve disa ditë para fillimit të sezonit”, u pajtua Ausilio duke folur për Premium Sport.

“Do të ishte mirë nëse të gjitha Federatat do të mund të pajtoheshin me këtë rregull pasi u bë një treg global në nivel evropian, kështu që na nevojitet një mënyrë që është e njëjtë për të gjithë”.

“Jam absolutisht në favor të kësaj nisme”, përfundoi drejtori sportiv i Interit. /Telegrafi/