Mediat raportojnë se Interi është gati të shpenzojë 15 milionë euro për transferimin e mesfushorit të Tottenham Hotspur, Erik Lamela.
25-vjeçari ka munguar në pjesën më të madhe të sezonit të kaluar si pasojë e lëndimit në ijë dhe nuk ka luajtur që nga muaji nëntor.
Problemet me lëndime kanë bërë që Spursat të mendojnë për shitjen e futbollistit, të cilin e kishin blerë për 30 milionë euro nga Roma në vitin 2013.
Marca bën të ditur se për Lamelan kanë shprehur interesim Nerazzurrët, të cilët kanë përgatitur 15 milionë euro për argjentinasin.
Nga ana tjetër, Tottenhami kërkon 18 milionë euro, mirëpo një pjesë e çmimit mund të përfshihet në formë bonusesh dhe marrëveshja është lehtë e arritshme.
Sidoqoftë, problemi kryesor qëndron te gjendja fizike e lojtarit, të cilën Interi do ta analizojë para se të marrë vendim për ta blerë. /Telegrafi/