Telegrafi

Interi përfiton më shumë se shifra e kërkuar nga UEFA për FFP, tani gati të hidhet për Dembelen

Mousa Dembele (Getty Images)

Interi ka bërë më shumë se sa përmbushja e kërkesave të Fair Play Financiarit (FFP) me 51.5 milionë euro shitje, kështu që tani mund të hidhet për Mousa Dembelen e Tottenhamit.

Nerazzurët kanë qenë nën kufizimet financiare të Fair Play-it për disa vite, por këtë herë kanë arritur të balancojnë librat e tyre pa shitur asnjë yll të madh.

Sipas mediumit italian La Gazzetta dello Sport, drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio ka sjellë 51.5 milionë euro deri më tani këtë verë, shumë më tepër se 45 milionë euro që udhëzimet e UEFA-s i detyruan t’i arrinin.

Lexo po ashtu Nainggolan i Interit, rrugës edhe Dembele

Kjo shifër u arrit nëpërmjet 12 shitjeve, përfshirë Geoffrey Kondogbia dhe Jeison Murillo te Valencia dhe Davide Santon dhe Nicolo Zaniolo te Roma si pjesë e transferimit të Radja Nainggolan.

Mousa Dembele (Getty Images)

Interi gjitashtu shiti dhe yllin danez, Jens Odgaard te Sassuolo si pjesë e marrëveshjen për transferimin e sulmuesit italian, Matteo Politanon.

Mbushja e vërtetë e arkës erdhi nga lojtarët e ekipit të të rinjve, pasi Davide Bettella dhe Marco Carraro shkuan në Atalanta për gjithsej 11 milionë euro, Ionut Radu dhe Federico Valietti te Genoa në 13 milion euro.

Lexo po ashtu Agjenti i Dembeles në Itali, do të dëgjojë ofertat e tre gjigantëve italianë

Me fondet e reja të sjella, Interi tani mund të përqendrojë vëmendjen e tyre në blerjen e Dembeles nga Tottenham Hotspur, pasi që kontrata e tij skadon në qershor 2019.

Reprezentuesi i Belgjikës është aktualisht në Kupën e Botës dhe mbush 31 vjet më vonë këtë muaj, ndërsa një ofertë prej 10 milionë euro ishte hedhur poshtë, pasi Spurs dëshirojnë afër 30 milionë euro. /Telegrafi/