Telegrafi

Interi me përfitime të mëdha nga shitja e biletave për derbin ndaj Milanit

Tifozët e Interit të njohur ndryshe si Curva Nord (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Derby della Madonnina i dytë i sezonit do të shtojë 5.5 milionë euro në arkat e Interit nga të ardhurat e ditës së ndeshjes ndaj Milanit, duke u bërë të ardhurat e e katërta më të larta në historinë e Serie A.

Nerazzurrët e presin sot (e diel) rivalin e urryer lokal, Milanin dhe në Giuseppe Meazza pritet të jenë plot 75 mijë tifozë.

Kjo mendohet të përkthehet në afro 5,5 milion euro në arkat e klubit zikaltër.

Lexo po ashtu Inter – Milan, formacionet e mundshme të Derby della Madonnina

Këto të ardhura renditen në vendin e katërt në listën e të gjitha kohërave të të ardhurave për një ndeshje në Serie A, të tretin më të lartë që përfshin Interin, dhe të shtatin duke përfshirë të gjitha garat.

Tifozët e Interit gjithmonë kanë mbushur shkallët e stadiumit (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Më poshtë janë ndeshjet me përfitimet më të mëdha të skuadrave italiane nga shitjet e biletave për një ndeshje:

Inter – Barcelona – Liga e Kampionëve 2019/20 – 7.8 milion euro

Inter – Juventus – Serie A 2019/20 – 6.6 milion euro

Inter – Barcelona – Liga e Kampionëve  2018/19 – 5.9 milion euro

Milan – Inter – Serie A 2018/19 – 5.8 milion euro

Inter – Juventus – Serie A 2018/19 – 5,59 milion euro

Roma – Liverpool – Liga e Kampionëve 2017/18 – 5.54 milion euro

Inter – Milan – Serie A 2019/20 – 5,5 milion euro

Juventus – Atletico Madrid – Liga e Kampionëve 2018/19 – 5.5 milion euro

Inter – Juventus – Serie A 2017/18 – 5.2 milion euro

Milan – Juventus – Serie A 2018/19 – 5.1 milion euro

Lexo po ashtu Conte para derbit me Milanin: Luajmë vetëm për tri pikë, Ibrahimovic një kampion

Ndryshe, Nerazzurrët kanë ndër pjesëmarrjet më të larta mesatare në Evropë.

Mesatarja e tifozëve të Interit në Meazza këtë sezon është 64.889 tifozë në ndeshje. /Telegrafi/