Telegrafi

Interi pas Pastores, kthen interesimin edhe për Lamelan

Interi i kthyer interesimit për anësorin e Tottenham Hotspur, Erik Lamela.

Corriere dello Sport shkruan se Paris Saint-Germain i ka vënë çmimin prej 40 milionë eurove, Pastores një tjetër lojtar që pëlqehet nga zikaltërit.

Walter Sabatini tani i është vënë pas edhe Lamelas, i cili nuk luan që nga tetori shkaku i lëndimit.

Argjentinasi u bashkua me Tottenhamin nga Roma për 30 milionë euro.

Ai ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 10 asistime në 44 ndeshjet që i ka zhvilluar.

Një lojtar që do ta luajë numrin 10-të është prioritet i Spallettit, pasi ai pëlqen formacionin 4-2-3-1./Telegrafi/